SI TE MARESH/KERKOSH NDIHME?

Nëse ju jeni azil kërkues ,refugjat ose migrant I pa mbrojtur që kërkon ndihmë,atëher na kontaktoni.

Ne jemi të disponueshëm nga e Hëna në të Premte,nga ora 9.30 paradite –4 pasdite . Ju mund të :

Telefononi ne: 01865 722082

Whatsapp ose text në: 07784 300683

Email us: advice@asylum-welcome.org

Nese je shtetas Europian dhe ju nevojitet ndihmë për aplikimin settlet ose pre-settled status atëher na shkruani në email: europawelcome@asylum-welcome.org

Kush jemi ne?

Asylum Welcome ofron: këshilla dhe mbështetje praktike për azil kërkuesit ,refugjatët dhe migrantët e pa mbrojtur që jetojnë në Oxford.Ne ju vijmë ne ndihmë te rriturve,te rinjve dhe familjarëve.

SI MUND T’JU NDIHMOJME?

Azil kërkuesit dhe refugjatët në nevojë mund, ta kenë të vështirë të kenë akses në shërbimet që ju nevojiten për të rindërtuar jetesën.

Ne ju ofrojmë këshilla dhe shërbime mbështetëse që ju të ndjeheni të sigurtë,të repektuar dhe të pranuar në komunitetin ku jetoni.

Shërbimet ndihmuese/këshilluese

Ne ofrojmë këshillim/ndihmë falas,të pavarur dhe konfidenciale,ato janë si mê poshtë:

  • Procedim azili

  • Kêrkese për azil

  • Evidenca të reja (Fresh Claim)

  • Aplikime te disa dokumenteve ne Zyrën e Emigracionit ( Home Office) si: leje udhëtimi (travel document)

  • Dhunë në familje

  • Ndihme për të pastrehuarit që janë azil kërkues,refugjat etj.

  • Qasje në sherbimet sociale

  • Qasje në sherbimet shëndetesore

  • Ndihme për te gjetur pune

  • Ndihmë për të mësuar anglisht dhe lëndë të tjera
  • Këshilla për arsimim,aplikim për kolegj dhe Universitet

  • Pre Settlement/Settlement,aplikim për shtetasit e Be-së(Bashkimit Evropian)

  • Ndihmë për emigrantët e dënuar nëpër burgje dhe familjet e tyre.

SHERBIMET MBESHTETESE

Në ndihmojmë klientët tê ndihen të mirëseardhur ,te qëndrojnë të lidhur,të mesojnë anglisht si dhe ndihmë me ushqime esenciale. Ne ofrojmë ndihmë si meposhtë;

  • Klub rinor

  • Grup vajzash për moshat e reja

  • Mësim I gjuhës angleze me mêsues personal

  • Mësim I matematikës/kurs matematike

  • Qënder punësimi

  • Pajisje me bicikleta

  • Pajisje me laptop

  • Ndihmë me ushqime

  • Ndihmë për shtresat në vështirësi ekonomike

  • Ndihmë per organizat e komunitetve tê refugjatëve.

  • Qendër mirëseardhje

  • Mbulim I shpenzimeve për të udhëtuar për tek Zyrat e emigracionit (Home Office),Qendrat e Raportimit(Reporting Center)gjyqe dhe takime me avokatët.